Madison LeCroy uron më të mirën për Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez në ndarjen e tyre.
Ylli i “Southern Charm” – një reality show amerikan që përqendrohet te disa njerëz që zbulojnë jetën e tyre personale në Charleston, South Carolina, kur u pyet nga Page Six për divorcin e çiftit, tha thjesht:
"Iu uroj më të mirën!"
Ndërsa kur iu tha fillimisht lajmi se Alex dhe J Lo tashmë janë zyrtarisht të ndarë, LeCroy tha se "e gjetën disi pa përgatitur".
Në një spektakël të realizuar nga moderatori Andy Cohen me ribashkimin e protagonistëve të “Southern Charm” – u përfol lidhja e e Madison LeCroy, një prej protagonisteve, me një ish-lojtar bejzbolli teksa Madison ishte në një lidhje me një tjetër anëtar të “Southern Charm”, Austen Kroll. Cohen zbuloi se burri me të cilin Madison mendohej se kishte pasur një lidhje ishte një “ish-lojtar i MLB” (MLB - Major League Baseball). Ajo pranoi se kishte folur, por nuk ishte takuar fizikisht.
Një tjetër anëtar i kastit, i pranishëm në shfaqje, Craig Conover, e quajti Madison “gënjeshtare” dhe shtoi se ajo udhëtoi për në Miami për t’u takuar me të.
“Ai më kontaktoi dhe po, folëm, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë...Nuk e kam takuar dhe nuk e kam prekur kurrë,” tha Madison.
"Ai" - mesa duket ishte Alex Rodriguez dhe këtë e konfirmoi vetë Madison, e cila tha se "thjesht folën në FaceTime".
“Ai nuk e ka tradhtuar fizikisht të fejuarën e tij me mua. Nuk dua asgjë të keqe për familjen e tij, ose për timen. Jemi të pafajshëm në këtë."
Një burim për Page Six u shpreh se “skandali me Madison LeCroy ishte arsyeja pse ata u ndanë. Kishin probleme, por Jennifer u turpërua shumë nga kjo”, ndërkohë që burime pranë Rodriguez thanë se nuk janë takuar kurrë.
- Skandali që mendohet se i dha fund lidhjes së J.Lo me Alex Rodriguez
- Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë zyrtarisht të ndarë: 'Jemi më mirë si miq'
- Ish-partnerët, Marc Anthony dhe Ben Affleck, flasin për Jennifer Lopez
- Ekspertët e astrologjisë tregojnë sa përputhen Jennifer Lopez dhe Arod në horoskop!
- Si përfundim, ç'po ndodh me Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez
- Nga habia, komentet e pakëndshme te #Bennifer: Reagimi i internetit për ndarjen J.Lo-Alex