Vlera e përbashkët e mallrave të falsifikuara në të gjithë botën në vitin 2019 ishte 509 miliardë dollarë, thonë studiuesit (via Bright Side). Produktet false janë bërë aq të përhapura dhe të imituara mirë, saqë ndonjëherë bëhet shumë e vështirë që të dallohet nëse një produkt është autentik apo jo. Megjithatë disa shenja ju ndihmojnë.
1 – Mungojnë të dhënat e kompanisë prodhuese si edhe adresat e kontaktit: Produkteve false shpesh u mungon informacioni në lidhje me kompaninë që prodhoi produktin së bashku me detajet e kontaktit. Nëse kompania nuk ofron një adresë, email, faqe në internet ose numër telefoni në mënyrë që të marrë reagime nga klienti, është një çështje shqetësuese.
2 – Mungojnë aksesorët: Për produktet e teknologjisë, kontrolloni nëse kufjet, karikuesit dhe udhëzuesit janë përfshirë në paketim. Për rrobat dhe aksesorët, kontrolloni kartat e garancisë.
3 – Cilësia e ekranit: Krahasimi i shembujve autentikë dhe të rremë të iPhone 7 provoi se artikulli autentik ka një ekran shumë më të errët kur e ndizni për herë të parë. Te produktet e rreme, nga ana tjetër, ekrani ishte shumë më i ndritshëm.
4 – Pozicioni i gabuar i shenjave dalluese dhe logos: Para se të blini ndonjë produkt, së pari shihni fotografi dhe kushtojini vëmendje logove dhe shenjave dalluese. Zakonisht, markat vendosin logot e tyre në vende specifike, duke përdorur shkronja dhe madhësi unike. Falsifikimet nuk janë në përgjithësi aq të sakta.
5 – Qepjet e gabuara: Kur blini rroba dhe çanta, kushtojini vëmendje të veçantë qepjeve. Te produktet autentike, qepjet do të jenë të pastra, të bukura dhe të drejta, që do të thotë se modelet janë të barabarta. Te produktet e rreme, qepjet zakonisht bëhen keq, modelet duken të pabarabarta dhe jo të drejta.
Shihni për më shumë detaje këtë video të ViaAnabel ku krahasohen dy çanta Prada, një origjinale dhe një imitim.
View this post on Instagram
6 – Paketimi i dëmtuar ose në cilësi të dobët: Markat u kushtojnë shumë vëmendje mënyrës së paketimit të produkteve të tyre, prandaj paketimi i një produkti autentik do të jetë i një cilësie të mirë. Nëse kutia duket e dobët, ngjyrat janë të venitura, pëlhura të errëta, kjo do të thotë që produkti është i rremë.
Lind pyetja, po kur ble online? Tjetër problem. Për më shumë informacion, klikoni këto dy artikuj: