Sex

Ka një lidhje mes ujit dhe dëshirës për seks tek gratë

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2021

Ka një lidhje mes ujit dhe dëshirës për seks tek gratë

Studimet e fundit thonë se ekziston një lidhje e ngushtë mes hidratimit dhe epshit. Aq më tepër kur vjen puna tek rritja e kënaqësisë seksuale të grave.

Efekt lubrifikues

Efekti lubrifikues është i lidhur me konsumin e ujit. Lubrifikimi thjeshton kënaqësinë dhe largon dhimbjen edhe në rastet kur marrja e ilaçeve, alkooli apo menopauza e bëjnë të vështirë lubrifikimin natyral.

Më shumë dëshirë, më shumë hidratim

Studiues të ndryshëm bien dakort mbi faktin se sa më i lartë të jetë epshi aq më e madhe do të jetë humbja e lëngjeve. Për shkak të tensionit erotik temperature e trupit rritet duke shkaktuar skuqje, djersitje e ndjesinë tipike të nxehtësisë intensive, prandaj hidratimi është i nevojshëm para marrëdhënieve.

Stina influencon 

Siç është dokumentuar nga studime të tjera, pranvera ndihmon në dëshirën seksuale tek femrat, në fakt, falë rritjes së orëve me dritë përmirësohet prodhimi i endorfinës e cila ka efekte positive mbi qarkullimin e gjakut, humorin e mirë dhe largimin e stresit apo ankthit.

Dieta ndihmon 

Uji zë një përqindje të caktuar në trup nga 70-85% deri në 55%, më e madhe tek fëmijët e vegjël dhe më e ulët tek të moshuarit. Kjo përqindje ndryshon nga një person tek tjetri, por gjithsesi është e rëndësishme të konsumohet masa e duhur e ujit apo lëngjeve. Nuk duhet të mungojnë asnjëherë frutat dhe perimet e stinës mbi tryezë. Mbani mend se harmonia e trupit nis nga tryeza. Kështu përfitoni edhe në aspektin e marrëdhënieve seksuale.

Burimi: Pop Sugar