Celebrity

Pasi i shkruan prej më shumë se 1 viti, Lizzo më në fund merr përgjigje nga 'fiksimi', Chris Evans!

Shkruar nga Anabel

19 Prill 2021

Pasi i shkruan prej më shumë se 1 viti, Lizzo më në fund

Lizzo e ka bërë të qartë prej kohësh se i preferuar i saj është aktori Chris Evans. Këngëtarja e "Truth Hurts" ka zbuluar se i ka shkruar atij në Instagram, duke i dërguar vetëm 3 emoji.

Ajo ia tha këtë ndjekësve në TikTok, me mbishkrimin:

"Mos u bëni tap dhe pastaj t'ju shkruani njerëzve.... Për arsye ligjore, kjo është shaka."

Ndërkohë që audioja e TikTok që këngëtarja përdor thotë:

"Arsyeja që jam mërzitur është sepse e di që nuk do të mund të martohem me të, dhe sinqerisht, kjo më dhemb."

Në 2019-ën, aktori postoi videon e një vajze që kërcente me këngën e Lizzo-s, "Juice", së cilës këngëtarja iu përgjigj me:

"Uou martohu me mua!"

Pasi i shkruan prej më shumë se 1 viti, Lizzo më në fund

Në MTV Awards të 2019-ës, gazetarja e pyet nëse aktori i ktheu ndonjëherë përgjigje (minuta 0:57) dhe ajo thotë "nëse do më kthente, do ishim në muajin e mjaltit tani".

Ndërsa tani, në një tjetër postim në TikTok, Lizzo zbulon se Evans më në fund i ktheu përgjigje, madje dhe e ndoqi në Instagram.

"S'ka pse të kesh turp për një mesazh kur je i pirë. Zoti e di që kam bërë dhe më keq te ky aplikacion." - emoji me puthje

Okay, kur është muaji i mjaltit tani?