Kourtney Kardashian festoi ditëlindjen e 42-të të dielën, në 18 prill. Sigurisht, gjasat janë që ju të mos e dinit moshën e saj, por s'jeni vetëm. As Kim nuk e dinte.
Në kartolinën e shkruar për ditëlindje, ajo i uroi Kourtney-t:
"Gëzuar ditëlindjen e 41."
"Lutem që të kesh të një vit të shëndetshëm dhe të lumtur. Të dua përgjithmonë! Shpresoj të kesh ditëlindjen më të mirë", vazhdoi urimi.
"Kim mesa duket se paska numëruar vitin e kaluar. Ka të drejtë, 2020-a nuk llogaritet" - e "justifikoi" me humor e motra.
Përveç urimit të Kim dhe familjarëve të tjerë, Kourtney nuk harroi të shpërndante as dhuratën e të dashurit, Travis Barker - një nga buqetat më të mëdha që ka parë Instagrami: