"Pse të shtyhet e pashmangshmja?" Scott Disick foli në një episod të "Keeping Up with the Kardashians", për lidhjen e tij me Kourtney Kardashian, por duket se ai s'mendon fare si Kourtney.
37-vjeçari tha se ai "bën më të mirën për t'u kujdesur" për të, por nuk merr të njëjtën gjë në këmbim.
"Unë luaj rolin e një bashkëshorti. E trajtoj atë si gruan time. Edhe ajo flet me mua si të isha bashkëshort i saj. Ndonjëherë kjo ta shpif."
Disick tha se "thellë brenda tij", ai dhe Kourtney e duan njëri-tjetrin, pavarësisht gjithçkaje.
"Në një botë të përsosur, Kourtney dhe unë thjesht përfundojmë bashkë dhe rrisim familjen, por siç e dini, ndodhin komplikime."
Çifti kanë qenë bashkë për 9 vite - të cilat janë shoqëruar edhe me ndarje e ribashkime. Në 2015-ën ata vendosën të ndaheshin zyrtarisht. Disick dhe Kourtney janë prindër të 3 fëmijëve, Mason, 11 vjeç, Penelope, 8 vjeç dhe Reign, 6 vjeç.
Në një fragment episodi të reality show-t, Scott i thotë Kourtney-t:
"Epo, unë të dua dhe jam gati të martohem me ty këtu, tani. Kourtney e di që në fund, unë dhe ajo do martohemi bashkë."
Scott Disick është aktualisht në një lidhje me 19-vjeçaren, Amelia Hamlin, pas ndarjes nga modelja, Sofia Richie. Ndërsa, Kourtney po jeton romancën e saj me Travis Barker.
- Kim bëri një gabim të vogël në ditëlindjen e Kourtney-t, por ajo s'e mori shumë seriozisht
- Duhet të shihni tatuazhin e ri që ish-i ka bërë për Kourtney-n
- Po ndodh një debat i çuditshëm pasivo-agresiv mes Kourtney-t dhe ish-gruas së të dashurit
- Kush është Travis Barker, përveçse 'i dashuri i ri i Kourtney Kardashian'
Burimi: Page Six