Shopping now!

Kjo është mënyra më e lehtë për t’i bërë veshjet të duken mirë, sipas stilistëve

Shkruar nga Anabel

24 Prill 2021

Kjo është mënyra më e lehtë për t’i

Të dish gjërat bazike, është thelbësore në çdo fushë të jetës, përfshirë këtu edhe modën. Ndoshta mund të duket e çuditshme, por, besojeni ose jo, të brendshmet janë një nga bazat e të pasurit një veshje të shkëlqyer. Në fakt, zgjedhja e të brendshmeve të duhura është një nga mënyrat më të lehta për ta bërë veshjen të duket mirë.

“Lloji i reçipetave ose të brendshmeve nën një fustan mund të jetë një përmirësim i veshjes ose një barrë e madhe,” tha për InStyle stilisti Mickey Freeman. “Lloji që zgjedh mund të ndryshojë plotësisht mënyrën e veshjes, në varësi sesi ato qëndrojnë në raport me veshjen dhe, më e rëndësishmja, të ndikojë te komoditeti i përgjithshëm.”

Pra, ç’duhet të dimë?

Mendoni për të brendshmet tuaja si ekipi për një shfaqje televizive; ata punojnë shumë në prapaskenë për të siguruar që produkti përfundimtar është (të paktën) vizualisht pa ndonjë të metë. Pra, kur jeni duke bërë pazar, mendoni për format dhe prerjet e tyre.

Për shembull, kur zgjidhni të brendshmet, është e rëndësishme të mendoni nëse qëndrojnë mirë me veshjet, këshillon stilistja Haylee Ahumada.

Kjo është mënyra më e lehtë për t’i

“Kur bëhet fjalë për të brendshme, tangat për mendimin tim janë më të mirat për t’u veshur me gjithçka,” tha ajo për InStyle. “Për mua, ky është opsioni më i mirë.”

Nëse tangat nuk janë të preferuarat tuaja, Freeman sugjeron modelet që nuk lënë shenja në veshje, nuk kanë qepje në pjesën anësore ose nuk duken.

Përsa i përket reçipetave, duhet të dini se duhet pak më shumë mundim. Kjo sepse përveç komoditetit dhe pamjes së jashtme, gjithashtu duhet të mendoni edhe për mbështetjen që ofrojnë.

Kjo është mënyra më e lehtë për t’i

Për bluzat e gjera, ato normale ose xhupat, Freeman thotë se reçipetat tradicionale janë zgjedhja ideale. "Ato tradicionale ofrojnë sasinë optimale të mbështetjes së gjoksit.”

Kjo është mënyra më e lehtë për t’i

Freeman këshillon që të mendoni sikur po blini kufje: pa fije. “Kjo do të mundësojë që të qëndroni larg linjave të panevojshme që reçipetat standarde tentojnë të krijojnë.”

Kjo është mënyra më e lehtë për t’i