Shkencë

'Ca njerëz ndoshta do vdesin': Deklarata e Elon Musk për zbritjen në Mars, shokoi njerëzit

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2021

'Ca njerëz ndoshta do vdesin': Deklarata e Elon Musk për

Në maj, Elon Musk do të jetë prezantues i programit të humorit, Saturday Night Live, megjithatë askush nuk qeshi me deklaratën e tij të fundit. 

Në një intervistë me Peter Diamandis, themeluesin dhe kryetarin e fondacionit X Prize për zbulim shkencor, ai tha:

"Ju mund të vdisni, do të jetë e pakëndshme dhe ndoshta nuk do të keni ushqim të mirë", duke shtuar se do të jetë një "udhëtim i mundimshëm dhe i rrezikshëm ku nuk mund të ktheheni të gjallë".

"Sinqerisht, ca njerëz do të vdesin në fillim," vazhdoi ai, por këmbënguli se do të ishte gjithashtu "një aventurë e lavdishme dhe përvojë e mahnitshme".

"Nuk është për të gjithë. Vetëm vullnetarë!"

Kompania Space X e Elon Musk ka lëshuar më shumë se 100 raketa gjatë dekadës së fundit. Disa kanë përfunduar duke shpërthyer ose ndryshe duke u përplasur. Musk ka parashikuar një ulje në planetin Mars deri në vitin 2026. A do të ketë vullnetarë?

'Ca njerëz ndoshta do vdesin': Deklarata e Elon Musk për

Burimi: Deadline