Celebrity

Thuhet se Tristan Thompson e tradhtoi, prapë: Postimi i çuditshëm i Khloe Kardashian

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2021

Thuhet se Tristan Thompson e tradhtoi, prapë: Postimi i

Pas zërave se Tristan Thompson e tradhtoi përsëri, Khloe i është rikthyer postimit të shprehjeve në Twitter. 

"Njerëzit që nuk hezitojnë të ndajnë një fjalë të mirë ose të bëjnë një vepër të mirë për të ndriçuar ditën e dikujt tjetër janë lloji më i mirë i njerëzve", shkruante në shprehjen e Sonia Sabnis, të cilën Khloe e publikoi në rrjetet e saj sociale.

Postimi erdhi pasi modelja e Instagram, Sydney Chase, pretendoi se ajo fjeti me Thompson në janar, pasi ai "e siguroi se ishte beqar".

"Ndodhi, por pastaj zbulova se ai nuk ishte në të vërtetë beqar dhe i ndërpreva kontaktet", tha Chase.

Modelja më pas dyfishoi pretendimet, duke u thënë shikuesve në TikTok se lojtari 30-vjeçar i Boston Celtics, kohët e fundit kishte kontaktuar me të shumë herë.

"Herën e fundit që kemi pasur kontakt - përveç kur ai më shkroi pas intervistës sime, ishte një ditë pas festës së ditëlindjes së vajzës së tij."

Festa e ditëlindjes ishte vetëm disa javë më parë, kur Khloe, 36 vjeç, organizoi një festë të detajuar për ditëlindjen e tretë të vajzës së tyre. Thompson nuk mori pjesë, pasi ai ishte jashtë qytetit për një ndeshje.

Në fund të videos së re të TikTok, Chase, kërkoi falje për "zbulimin e një informacioni shumë personal", duke shtuar se "s'ishte në rregulll dhe s'duhet ta kishte bërë".

Ajo më pas deklaroi:

“Unë jam duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me marrëdhëniet tona të së kaluarës, kjo është e vërtetë. Ne patëm marrëdhënie të kaluara. Pastaj zbulova se ai ishte në një lidhje dhe i dhashë fund gjërave ”.

Thuhet se Tristan Thompson e tradhtoi, prapë: Postimi i

Burimi: Page Six