Marredhenie

Bullizmi në fëmijëri mund ta ndryshojë jetën prej të rrituri, por si?

Shkruar nga Anabel

7 Maj 2021

Bullizmi në fëmijëri mund ta ndryshojë jetën prej

Pasiguritë, frikërat dhe komplekset janë kryesisht produkt i traumave të fëmijërisë. Nëse jeni ndjerë të tallur gjatë fëmijërisë/adoleshencës padyshim që pasojat do të ndjehen gjatë rritjes. Bulizmi ndikon në të gjitha aspektet e jetës dhe lë pasoja të pashlyeshme në personalitet dhe jo më kot është një nga fjalët që dëgjoni më shpesh në rrjete sociale dhe jo vetëm.

Marrëdhënia me familjarët është e vështirë

Të kanë parë të kthehesh në shtëpi duke qarë, të kanë hyrë në dhomë duke kërkuar të dinë çfarë kishe. Prindërit janë, jo me dëshirën e tyre, më tepër spektatorë të asaj që i ndodh një fëmije të përtallur. Sepse në situata ndrydhjeje të përditshme në shoqëri, parapëlqen t’i mbash ata larg, mundësisht për të mos u dukur si “djalë mamaje” përpara shokëve që tallen me ty.

Miqtë e rinj janë problem më vete për ty

Kur njerëzit rreth teje të kanë bërë të ndihesh keq çdo ditë për vite me radhë, marrëdhëniet me njerëzit janë të përndjekura nga një lloj frike, mosbesimi. E ke më të thjeshtë të besosh se të afrohen për të të bërë keq sesa të mendosh se dikush do të jetë shok me ty. Shumicën e fëmijërisë e ke kaluar vetëm, ndaj mësohesh me idenë se strukja është zgjidhja më e mirë për të shmangur problemet që mund të të vijnë nga të tjerët.

Nuk di të mbash marrëdhënie dashurie

Kjo është përsëri, çështje besimi. Por është më tepër çeshtje besimi tek vetja. Kur ke dëgjuar për vite me radhë të të thonë: “bullafiq”, “shëmtaraq”, “peshkop”, do të ishte e çuditshme nëse vetja të duket e pëlqyeshme apo e dashurueshme. Rritesh me ndjesinë e paaftësisë, të shenjon ideja e të qenit i pavlerë.

Çelësi i një marrëdhënieje dashurore është të duash fillimisht veten, por për fat të keq, bulizmi shkatërron pikërisht këtë.

Dyshon që mund të jesh i suksesshëm

Edhe suksesi kërkon, siç dihet, shumë besim tek aftësitë e tua. Për më tepër, për ta pasur një karrierë të suksesshme është shumë e rëndësishme të krijosh marrëdhënie me kolegët, drejtuesit dhe klientët. Zakonisht, viktimat e bulizmit izolohen dhe parapëlqejnë pozicione pune që nuk kanë shumë kontakt me të tjerë.

Burimi: Bustle