Miqtë ndihmojnë që jeta të bëhet më kuptimplote. Ata ofrojnë mbështetje sociale dhe emocionale, lehtësojnë ndjenjat e vetmisë dhe ju ndihmojnë të ndiheni më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën. Mbajtja e lidhjeve shoqërore madje mund të zgjasë jetëgjatësinë dhe të ulë rrezikun e shqetësimeve të shëndetit mendor dhe fizik, përfshirë depresionin dhe presionin e lartë të gjakut. Disa miqësi mund të mos kenë një efekt kaq pozitiv, përkundrazi: Të jenë plotësisht toksike.
Miqësitë toksike mund të marrin forma të ndryshme, por ato zakonisht ju lodhin mendërisht dhe priren t’ju ngarkojnë më shumë në vend që t’ju lehtësojnë. Duhet të keni parasysh që të gjithë kanë ditë të mira dhe të këqija. Pra, si ta bësh dallimin mes një shoku/shoqeje toksike/e dhe dikujt që thjesht po kalon një ditë të keqe?
Një mik i mirë që kalon një ditë të keqe mund të të lëndojë ose të duket i largët, por me gjasë do të kërkojë falje pasi gjërat të rregullohen. Nga ana tjetër, miqtë toksikë priren të ndjekin një model që nuk përfundon kurrë. Këta njerëz nuk do të tregojnë shumë keqardhje ose prirje për të ndryshuar, edhe kur e kuptojnë se ju kanë bërë të ndiheni keq.
Disa nga shenjat kryesore që jeni në një shoqëri toksike
1. Ju ulin poshtë: Kur dikush rregullisht ju nënçmon dhe ju bën të ndiheni keq, pavarësisht nëse përdorin taktika më delikate ose fyerje të drejtpërdrejta, miqësia juaj ndoshta nuk është një miqësi e shëndetshme.
2. Thatheshemet: Ju i treguat diçka me vetëbesim dhe të nesërmen, i gjithë rrethi shoqëror i di detajet. Të gjithë mund të gabojmë dhe mund të themi diçka që nuk supozohet ta thonim, mirëpo miqtë toksikë kënaqen duke i përhapur sekretet.
3. Kërkojnë falje pa sinqeritet: Në vend që të marrin kohë për të shqyrtuar këndvështrimin tuaj, ata thonë: "Mirë më fal" ose e pasojnë fjalinë me një “por...” duke mbrojtur veten.
4. Ju bëjnë të ndiheni nervoz.
5. Ndiheni të mërzitur pasi dilni me ta.
6. Ju krahason me të tjerët: Njerëzit kanë tiparet dhe dallimet e tyre unike dhe një mik i mirë e di këtë. Ata nuk do t'ju krahasojnë me të tjerët ose nënkuptojnë se vleni më pak.
7. Vendosin veten në qendër – gjithmonë: Ata vazhdojnë edhe flasin me orë të tëra për veten e tyre dhe mund të mos interesohen në asnjë moment për ju. Ka raste kur duken të shpërqënduar dhe nuk kanë asnjë interes t’ju dëgjojnë.
8. Përpiqen t’ju ndryshojnë.
Miqësitë toksike mund të kenë një ndikim mjaft të rëndësishëm në mirëqenien e përgjithshme - dhe jo pozitivisht. Kalimi i kohës me njerëzit që nuk kujdesen për ndjenjat tuaja mund të ndikojë në shëndetin emocional dhe fizik.
Burimi: Healthline, Women’s Health