Alex Rodriguez nuk ka folur ende publikisht për romancën e përfolur dhe të pakonfirmuar mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, ndonëse burime të ndryshme thonë se Alex është i shokuar. Megjithatë, tërthorazi, tha diçka që me siguri Ben Affleck nuk do t’i pëlqejë.
Në një video të siguruar nga E! News, Alex u pa duke lënë një restorant në Miami dhe u pyet nga fotografët se si e komenton ribashkimin e Ben dhe Jennifer. “Kalofshi një ditë të bukur,” u përgjigj ai. Më pas, u pyet sërish nëse ishte në dijeni që J.Lo dhe Affleck po kalonin kohë në Montana.
“Go Yankees,” – tha Alex.
New York Yankees – ekip bejsbolli. Alex – ish-bejsbollist i Yankees. Lidhja mes “Go Yankees” dhe Ben?
Nëse mendoni se Alex thjesht po mbështeste ekipin ku luante dikur, në fakt gaboheni. Ben Affleck është tifoz i zjarrtë i Boston Red Sox – dhe po, ka një rivalitet të madh mes Red Sox dhe Yankees.
Për ta theksuar se sa shumë Ben Affleck nuk i do Yankees, dikur New York Times raportoi se aktori refuzoi të vendoste një kapele të Yankees në një film.
“S’do të vendos kurrë një kapele të Yankees. Nuk mundem. Nuk mund ta vendos se do të bëhet nami,” u shpreh asokohe Ben.
Nuk dihet se si mund ta ketë pritur Ben Affleck këtë koment, por me gjasë, aspak mirë.