Ribashkimi i "Friends" ndodhi dhe zyrtarisht ka një datë për rikthimin e tyre! Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt Le Blanc, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Matthew Perry do t'i kthehen serialit të famshëm njësoj si dikur më 27 maj. Premiera e rikthimit special do të transmetohet në 27 maj në HBO Max.
Jennifer Aniston, pak minuta më parë postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një pjesë të shkurtër nga traileri në përshkrimin e të cilës shkruante:
View this post on Instagram
"Eshtë zyrtare! Premiera e Friends do të jepet në 27 maj në HBO Max. A mund të jemi më të emocionuar se kaq?"
Të njëjtën video e ka postuar edhe Courteney, ku shkruan: "Diçka e tillë nuk ndodh çdo vit, ose çdo 10 apo 15 vjet. Ndihem kaq e bekuar që kam shansin të rikthehem me miqtë e mi. Ishte më mirë se kurrë!"
Deri më tani gjithçka dihet nga rikthimi i serialit të famshëm është se aktorët nuk do të luajnë bazuar mbi një skenar apo karakteret që jemi mësuar t'i shohim përgjatë viteve.
"Jemi ne të gjithë kur mblidhemi bashkë. Gjë që nuk ndodh shpesh dhe nuk ka ndodhur kurrë para njerëzve të tjerë që prej 2004-ës kur ndaluam xhirimet."- u shpreh Lisa, e cila luante rolin shumë të famshëm të Phoebe Buffay.