Egli Tako është larguar nga gara e “Big Brother VIP Albania 4”. Lajmi u bë i ditur për banorët përmes një zarfi të kuq, ku sqarohej se "Vëllai i Madh" ka marrë këtë vendim për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
“Banorë, Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja, Egli Tako, për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën.
Egli iu uron suksese të gjithëve!”, thuhet në zarfin e lexuar nga Danja.
Lajmi ka lënë të shtangur banorët, veçanërisht Gjestin, i cili dukej i papërgatitur për një vendim të tillë.
Nga ana tjetër, banorët i uruan gjithë të mirat Eglit në vijim.
View this post on Instagram
Ditët e fundit për shkak të situatave të krijuara në shtëpi, dhe më së shumti për shkak të debateve me Gjestin, Egli është shfaqur shpesh duke qarë, gjë e cila nuk ka kaluar pa u vënë re as nga shikuesit.
Po ashtu, shpesh herë ajo ka folur për ‘betejën’ e saj me ankthin, ndërsa në biseda me banorë të tjerë është shprehur se ka konsumuar medikamente që qetësojnë gjendjen e ankthit edhe gjatë qëndrimit në “BBVA”.
Artikuj të sugjeruar: