Celebrity

Rihanna sulmohet online për qëndrimin që (nuk) mbajti për konfliktin Palestinë - Izrael!

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2021

Rihanna sulmohet online për qëndrimin që (nuk) mbajti për

Mes shumë figurave të njohura, disa mbajtën një qëndrim lidhur me konfliktin Izrael - Palestinë, të tjerë e injoruan tërësisht si ngjarje, ndërsa Rihanna (por jo vetëm) mbajti një qëndrim neutral. Kjo ishte ajo që irritoi dhe shumë njerëz në Twitter apo Instagram.

Rihanna shkroi:

"Po më thyhet zemra me dhunën që po shoh mes Izraelit dhe Palestinës. Nuk e shoh dot! Fëmijë të pafajshëm izraelitë dhe palestinezë po fshihen në streha kundër bombave, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën vetëm në Gaza, 13 prej të cilëve ishin fëmijë të pafajshëm! Duhet të ketë një lloj zgjidhjeje! Po shohim se si njerëz të pafajshëm po bien pre e nocioneve të ekstremistëve dhe qeverisë dhe ky cikël duhet të thyhet!" 

Disa prej komenteve nga njerëzit ishin:

"Jo Rihanna, pse dreqin duhet ta postoje këtë?"

Rihanna sulmohet online për qëndrimin që (nuk) mbajti për

Jo, nëse je pro humanizmit, duhet të jesh pro Palestinës."

Rihanna sulmohet online për qëndrimin që (nuk) mbajti për

"Rihanna s'ka folur fare për publikimin e këngëve të reja. S'duhej të kishte folur as për këtë."

Rihanna sulmohet online për qëndrimin që (nuk) mbajti për

"Të famshmit që tregojnë se janë 'neutralë': Boll aktivizëm për sot!"

Rihanna sulmohet online për qëndrimin që (nuk) mbajti për

"Ndryshova mendje Rihanna, mund ta mbash albumin që do nxirrje."

Rihanna sulmohet online për qëndrimin që (nuk) mbajti për

Rihanna sulmohet online për qëndrimin që (nuk) mbajti për

Ndërkohë, një shpjegim tërësisht objektiv lidhur me çështjen Izrael - Palestinë, e gjeni këtu.