Karriera

Gjërat që nuk duhet të thoni kur kërkoni rritje rroge

3 Shkurt 2015

Gjërat që nuk duhet të thoni kur kërkoni rritje rroge

 "Jap dorëheqjen"
Nëse nuk jeni gati ta bëni vertetë një gjë të tillë, atëherë më mirë mos e thoni. Një gjë e tillë do t'i bëjë punëdhënësit tuaj te ndihen të kërcënuar dhe të vënë në pikëpyetje besnikërinë tuaj ndaj kompanisë.

"Nuk më intereson që kompania ka pasur rënie"
Zgjedhja e kohës se duhur është gjithçka. Mos kerkoni rritje rroge në një periudhë kur kompania sapo ka shpallur rezultate të ulta financiare. Do te tregoni se nuk i keni përzemer interesat e saj.

“Meritoj 1 milion lekë në muaj”
Sigurohuni që kërkesa juaj është realiste. Kontrolloni në ofertat e punës sa paguhen punë të ngjashme dhe konsideroni eksperiencën tuaj. Duhet të flisni për cilësinë e punës tuaj dhe impaktin që keni pasur në ecurinë e kompanisë. Për ta siguruar rritjen e rrogës, bëni me dije edhe planet tuaja për të ardhmen në atë kompani.

“Nuk pranoj më pak se X”
Nëse mendoni se shuma e ofruar është më e vogël nga sa ju meritoni realisht, kërkojeni një gjë të tillë por në mënyrë të qetë dhe racionale.

“Ky dhe ky marrin më shumë se unë”
Fillimisht ju nuk keni pse ta dini se sa fitojnë të gjithë. Së dyti, ky krahasim vështirë se mund t’ju sigurojë një rritje rroge. Përqëndrohuni te vlerat dhe arritjet tuaja dhe mos përfshini të tjerët.

“Por sapo kam blerë një makinë”
Rrethanat tuaja personale nuk janë një justifikim për një rritje rroge kështu që mos i përfshini në negociata.