Shanna Moankler, ish-gruaja e të dashurit të Kourtney Kardashian, Travis Barker, thotë se ata i dhanë fund martesës sepse ai e tradhtoi me Kim Kardashian, ndonëse disa burime thonë që nuk është e vërtetë.
Sidoqoftë, si mbërritëm deri këtu? E bija e ish-çiftit, Alabama Barker, shpërndau një screenshot në Instagram ku shpërthen ndaj të ëmës. Sipas saj, ajo nuk është një “nënë e mirë” dhe s’ka qenë shumë pjesë e jetës së saj. Në screenshot, ku Shanna pretendon arsyet se pse u nda nga Travis, shkruan ndër të tjera se ai e tradhtoi me Kim Kardashian.
"Travis dhe Kim nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie romantike", një burim i afërt me Kim tha për Page Six. “Ata kanë qenë miq që janë prezantuar përmes Paris Hilton. Kështu gjithashtu u prezantuan Kourtney dhe Travis."
“Është e turpshme se si ajo vazhdon të përhapë gënjeshtra sepse qartazi është e acaruar nga fakti që ish-burri ka vazhduar jetën e tij,” tha një tjetër burim. “Është shumë e dëmshme për fëmijët e saj mënyra se si sillet. Shpresojmë që të gjejë lumturinë që i nevojitet.”
Shanna dhe Travis u martuan në vitin 2004, u ndanë në vitin 2006 dhe përfunduan divorcin e tyre në 2008-n. Ata kanë bashkë dy fëmijë, Alabama dhe djalin 17-vjeçar Landon.
Pasi Travis dhe Kourtney bënë publike lidhjen, nisën të shpërndaheshin online disa komente të tij për Kim. Në vitin 2015, në një intervistë për Us Weekly, Travis iu referua Kim-it si “eye candy”, një term që përdoret për të përshkruar dikë ose diçka që është shumë tërheqëse për t’u parë (ndonëse mund të konsiderohet edhe si koment fyes, pasi i sheh gratë si objekte seksi).

“Si mund të mos ia ngulësh sytë Kim-it? Që ta dini, më pëlqente të kaloja kohë me Paris, por i dua vajzat me forma të theksuara. Në asnjë mënyrë nuk po tregohesha i parespektueshëm ndaj Paris, por nuk mund t’ia hiqja sytë Kim-it.” – tha ai.
Sidoqoftë, një burim tha për Page Six të hënën se Travis ishte "duke bërë shaka" kur bëri komentet.
“Kushdo që është afër tyre e ka ditur gjithnjë se Travis ka qenë i dashuruar me Kourtney gjithmonë [jo Kim]," tha një person i brendshëm. “Ata janë dashuruar marrëzisht dhe janë miqtë më të mirë. Të gjithë në rrethin e tyre nuk mund të ishin më të lumtur për ta.”

- Kush është Travis Barker, përveçse 'i dashuri i ri i Kourtney Kardashian'
- Po ndodh një debat i çuditshëm pasivo-agresiv mes Kourtney-t dhe ish-gruas së të dashurit
- Scott Disick s'po e lë Kourtney-n rehat, edhe pse të dy janë me njerëz të tjerë
- Duhet të shihni tatuazhin e ri që ish-i ka bërë për Kourtney-n