Celebrity

Ky mund të jetë i dashuri i ri i Rita Ora-s!

Shkruar nga Anabel

18 Maj 2021

Ky mund të jetë i dashuri i ri i Rita Ora-s!

Jeta post-pandemi duket e mbushur me martesa të fshehta e lindje të befta, kryesisht për personazhet e famshëm, kështu që vazhdojmë. Ky që do të shihni në foton më poshtë, mund të jetë i dashuri i Rita Ora-s.

Pak ditë më parë, këngëtarja dhe komediani Taika Waititi janë parë shumë pranë njëri-tjetrit duke ngrënë mëngjes bashkë në Sydney, Australi, ku këngëtarja ndodhej për xhirimet e The Voice Australia. 

Buzëqeshjet dhe duart e shtrënguara mes dyshes, janë prova se mes 45-vjeçarit dhe 30-vjeçares ka diçka!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në fakt, për herë të parë zërat për romëncën e çiftit nisën që pas një postimi të Ritës ku mes shumë fotove, ishte dhe ajo me Waititi, në përshkrimin e së cilës shkruhej: "Kohë të bukura, kujtime, gjëra të lezetshme dhe njerëzit që dua!"

Taika i dha fund martesës me Chelsea Winstanley pas 7 vitesh e ndërsa Rita është përfolur për marrëdhëniet e saj me regjisorin Romain Gavras, aktorin Andrew Garfield dhe Rob Kardashian.

Burimi: Pop Sugar