Social Buzz

Ky postim viral në TikTok hap debate: Njerëzit po editojnë *videot* për të ndryshuar trupin!

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2021

Ky postim viral në TikTok hap debate: Njerëzit po editojnë

Nëse përdorni rrjetet sociale, e dini se editimi i fotove nuk është një gjë e re. Madje, së fundmi, trendi më i ri i editimit #iphoneeditinghack ka arritur mbi 3.8 milionë shikime në TikTok. Megjithatë, është ndryshe të luash me ngjyrat dhe këndet e fotos dhe një gjë krejt tjetër të shndërrohesh me një aplikacion. 

Emra të mëdhenj programesh si Facetune - ofrojnë dhe opsionin e editimit të videove dhe një ish-atlete, Victoria Garrick, synimi i së cilës është t'ju tregojë njerëzve se ç'fshihet pas perfeksionit të rrjeteve sociale, tregon se sa lehtë mund të bëhet "trupi perfekt" vetëm me disa lëvizje.

Në dy video (videoja 1, videoja 2), Garrick shpjegon procesin dhe shumë njerëz janë të surprizuar sepse as nuk e dinin që edhe videot mund të editohen.

Ky postim viral në TikTok hap debate: Njerëzit po editojnë

Me vetëm disa rregullime dhe 30 sekonda, Victoria arriti të hiqte barkun, të rrumbullakoste të pasmet dhe të theksonte ijet.

Jessica Brown, terapiste klinike thotë se ekziston një lidhje midis imazheve online dhe mënyrës se si ne e shohim veten.

"Përdorimi i filtrave dhe editimi nuk janë domosdoshmërisht problematike. Megjithatë, problemi lind kur individët që shikojnë imazhin ose videot nuk janë të vetëdijshëm se po shikojnë një realitet të shtrembëruar. Këto imazhe mund të krijojnë një "realitet jorealist" dhe shpesh të paarritshëm që mund të çojë në vetëvlerësim më të ulët, depresion, ankth, çrregullime të të ngrënit dhe/ose dismorfi të trupit."

Ndërsa rrjetet sociale bëhen një pajisje në jetën tonë të përditshme, ne duhet të mësojmë të përqafojmë dallimet dhe gjërat unike dhe t'i trajtojmë ato si pikat tona të forta sepse ashtu janë.