Një pllakë gjigante akulli, gati katër herë më e madhe se New York-u, u shkëput nga Antarktida në Detin Weddell, duke u bërë ajsbergu më i madh në botë, sipas Agjencisë Europiane të Hapësirës.
Ajsbergu i ri, i emëruar si A-76 nga shkencëtarët, u pa në imazhet e fundit satelitore të kapura nga misioni Copernicus Sentinel-1, tha agjencia hapësinore në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit shoqëruar me një foto të shtresës së akullit.
Sipërfaqja totale e ajsbergut është 4,320 km katrorë dhe ka përmasa 175 kilometra i gjatë dhe 25 kilometra i gjerë. Përmasat e mëdha të A-76, që u shkëput nga rafti i akullit Ronne, e rendisin atë si ajsbergun më të madh ekzistues në planet - duke tejkaluar A-23A, që është rreth 3,380 km katrorë dhe gjithashtu ndodhet në Detin Weddell.
Shkëputje të tilla janë pjesë e një cikli natyror, mirëpo disa blloqe akulli janë shkëputur shumë shpesh viteve të fundit, një fenomen që shkencëtarët e lidhin me ndryshimin e klimës.
- Pasojat e ndryshimit të klimës: A do të jetë Mesdheu shumë i nxehtë për turistët?
- Për herë të parë në 1,200 vjet, lulet në Japoni çelën më herët: Shkencëtarët paralajmërojnë rrezikun
- 4 gjëra të thjeshta që mund të bësh ti, për t'i ardhur në ndihmë Tokës
- Zhdukja e gjashtë masive? Vetëm 3% e tokës në planet është e paprekur, thotë studimi
- Zbulimi dëshmon se mund të ketë jetë përtej sistemit tonë diellor
Burimet: Guardian, European Space Agency