Një raport i ri nga TMZ, pretendon se Travis Scott dhe Kylie Jenner janë "përsëri së bashku", megjithëse "nuk janë ekskluzivë".
Disa burime anonime thonë ish-partnerët i janë rikthyer njëri-tjetrit për të qenë në një lidhje të hapur. Pra, ata janë bashkë, por kanë rënë dakord se janë të lirë për t'u takuar dhe me njerëz të tjerë.
Në fillim të kësaj jave, çifti u pa duke bërë një vizitë në Disneyland me të bijën, Stormi.
"Ne kemi një marrëdhënie kaq të shkëlqyer", tha Jenner për Harper's Bazaar përsëri në vitin 2020 kur reflektoi mbi statusin aktual të lidhjes së saj me Scott. "Ne jemi si miqtë të ngushtë. Të dy e duam Stormi-n dhe duam atë që është më e mira për të.”
Herë pas herë, Scott është shfaqur dhe në Instagramin e Kylie-t, veçanërisht gjatë postimeve apo videove spontane mes tij dhe vajzës së tyre. Një rikthim i dyshes është aluduar shpesh në media, por asnjë nuk ka pranuar kurrë diçka.
Burimi: Complex