Mendja

Një praktikë që premton t’ju qetësojë, pavarësisht moshës që keni

Shkruar nga Anabel

23 Maj 2021

Një praktikë që premton t’ju qetësojë,

Gjithnjë e më tepër po theksohet rëndësia e asaj që njiet si “mindfulness” – cilësia ose gjendja e të qenit i vetëdijshëm për diçka, ose një gjendje mendore që arrihet duke u përqenderuar te e tanishmja, përmes qetësisë së ndjenjave, mendimeve dhe ndjesive trupore.

Praktika të tilla po fitojnë popullaritet si një mënyrë për të lehtësuar stresin dhe ankthin dhe se si të jesh më i pranishëm dhe më i lidhur me çfarë të rrethon. Përfshirja e këtyre aktiviteteve është e thjeshtë dhe mund të praktikohen nga të gjitha moshat, nga fëmijët, adoleshentët e deri te të rriturit. Një nga këto paktika është “Five sense scavenger hunt” dhe lidhet me shqisat.

Ja si funksionon:

1. Dëgjo: Emërtoni një gjë që dëgjoni dhe ju pëlqen.

2. Shiko: Emërtoni një gjë që ju tërheq kur shikoni përreth.

3. Nuhat: Emërtoni një aromë që vini re kur merrni frymë thellë.

4. Prek: Emërtoni një objekt që ju pëlqen ta prekni me duar.

5. Shijo: Emërtoni shijet që pëlqeni më shumë, si të ëmblat, të kripurat, të thartat etj.

Kjo praktikë duhet të jetë një pjesë e pranishme në aktivitetet e përditshme dhe nuk duhet të shihet si e ndarë nga realiteti, por si pjesë e tij.

Burimi: Healthline