Celebrity

Alex Rodriguez thyen heshtjen në Instagram pas zërave për romancën Jennifer-Ben

Shkruar nga Anabel

24 Maj 2021

Alex Rodriguez thyen heshtjen në Instagram pas zërave për

Alex Rodriguez nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte faktin që Jennifer Lopez është rikthyer tek dashuria e vjetër dhe të vazhdojë përpara.

Në postimin e fundit të Instagram-it, A-Rod duket goxha i motivuar kur thotë se është gati për fillime të reja dhe sigurisht, një fillim i ri i referohet jetës pa J.Lo.

"Jam gati për një fillim të ri në jetën time. Çdo gjë që nuk më shërben për asgjë është jashtë jetës sime tani. Po vjen një lloj energjie e re. Nivele të reja të saj po çlirohen për mua tani mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht. Po bëj durim duke e ditur se një fazë e re po vjen për mua."

Alex Rodriguez thyen heshtjen në Instagram pas zërave për

Alex nuk është i qartë se kujt i referohet specifikisht, por faza e re lidhet ngushtë me jetën pas ndarjes. Burime për Us Weekly bëjnë me dije se A-Rod po shijon "lirinë" e tij dhe këtu përfshihen flirtet, mesazhet dhe takime të reja.

Nga ana tjetër, pak javë më parë, Jennifer dhe Ben Affleck u panë bashkë në Miami dhe ndonëse ende rikthimi i tyre s'është zyrtar, romanca e vjetër ndihet në ajër.

Alex Rodriguez thyen heshtjen në Instagram pas zërave për