Nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat e ëmbla, por jo shumë të ëmbla, kjo recetë është e duhura për ju! Më poshtë gjeni përbërësit për 1 person, por nëse doni të shtoni sasinë mjafton të dyfishoni, trefishoni përbërësit e kështu me radhë.
Përbërësit:
- 2 lugë miell
- 3 lugë qumësht
- 1 lugë sheqer
- 1/2 lugë çaji pluhur pjekje
- 1/4 lugë çaji ekstrakt vanilje
- 1 lugë limoni + pak lëkurë limoni (opsional)
- 1 vezë
- 1/2 lugë çaji fara "poppy" ose chia etj (opsionale)
- Gjalp për yndyrosje të tavës
Hapi 1: Ngrohni paraprakisht furrën në rreth 176 gradë (350 Fahrenheit).
Hapi 2: Në një tas, bashkoni përbërësit e thatë.
Hapi 3: Përzieni derisa të kombinohen plotësisht.
Hapi 4: Në një tas të veçantë, bashkoni përbërësit e lagur. Përziejini mirë.
Hapi 5: Shtoni ngadalë përbërësit e thatë në përbërësit e lagur. Përziejini vazhdimisht.
Hapi 6: Lyeni me gjalp një enë dhe vendosni brumin aty.
Hapi 7: Lëreni të piqet për 15-20 minuta derisa një kruajtëse dhëmbësh të dalë e pastër.
Burimi: Bustle