Celebrity

Thuhet se Kanye West është në një lidhje me Irina Shayk: Detajet e vogla që e bashkojnë dyshen!

Shkruar nga Anabel

25 Maj 2021

Thuhet se Kanye West është në një lidhje me Irina Shayk:

Thuhet se reperi 43-vjeçar Kanye dhe supermodelja ruse, 35 vjeç, po "dalin bashkë" dhe janë në një lidhje, sipas DeuxMoi. Lajmi u bë shpejt viral në Teitter dhe më pas në gjithë rrjetin.

Një burim tha për tabloidin se "Kanye West është në një marrëdhënie të fshehtë me modelen". 

"Nuk e di nëse 'takimet' (dating) janë fjala e duhur për ta përshkruar, por duket që mes tyre ka interes."

Pas kësaj, të tjerë njerëz pohuan pretendimet e bëra, edhe pse deri tani asnjë prej dyshes nuk ka komentuar.

Njohja e Irina-s me Kanye-n daton që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, "Power". Në klip, Irina Shayk shfaqet e veshur e gjitha me gold, teksa i gjunjëzohet reperit. Modelja ka qenë gjithashtu pjesë e pasarelës për koleksionin e modës vjeshtë/dimër të Kanye-s, në Paris, gjatë vitit 2012.

Thuhet se Kanye West është në një lidhje me Irina Shayk:

Kohët e fundit, Shayk është parë me një bluzë $200 DMX, që Kanye e ka dizenjuar me shtëpinë e modës Balenciaga. 

Kanye bëri publike këtë vit, ndarjen nga Kim Kardashian, ndërsa Irina u nda në qershor të 2019-ës nga ish-partneri, Bradley Cooper. Të dy janë single dhe mesa duket, ka ca gjëra që i lidhin bashkë. Por siç thamë, dyshja nuk ka reaguar ende në lidhje me lajmet që qarkullojnë. Presim.