TV Mania

Big Brother VIP: Kush përflitet se do ta prezantojë?

Shkruar nga Anabel

27 Maj 2021

Big Brother VIP: Kush përflitet se do ta prezantojë?

Pas shumë emrash të përfolur, duket se gara për të prezantuar Big Brother VIP është përqendruar te vetëm dy moderatore: Luana Vjollca dhe Arbana Osmani, kjo e fundit e njohur si prezantuesja historike e reality show-t. Ndonëse nuk ka ende një konfirmim, qoftë nga moderatoret apo Top Channel, duket se prezantuesja e formatit do të jetë Luana Vjollca.

Panorama Plus thotë se “sipas burimeve brenda televizionit, Luana ia ka rrëmbyer këtë program Arbanës, për ta drejtuar ajo sezonin e ardhshëm”. “Pak ditë më parë Luana dhe trashëgimtarja e televizionit, Lori Hoxha, u takuan dhe postuan një foto ku kishin dalë bashkë si për të thënë se një projekt i ri do të vijë shumë shpejt,” shkruan Panorama. Fotoja e përmendur nga Panorama nuk gjendet nëpër rrjete sociale.

Kryefjala.com, ditë më parë, raportoi se prezantimi i është propozuar Arbanës, por nuk dihet ende nëse ajo do ta pranojë. E pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse është ajo prezantuesja e Big Brother, Arbana u përgjigj: “Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti.”

Big Brother VIP: Kush përflitet se do ta prezantojë?

Burime për Anabel.al bëjnë me dije se Arbana është në përfundim të ciklit të “Dua të të bëj të lumtur”, ndërkohë që Luana nuk ka nisur asnjë përgatitje për “Shiko kush luan” dhe emisioni dating, që ishte parashikuar, nuk do të bëhet. Luana është një nga emrat që ka fituar shumë popullaritet në vitet e fundit në Top Channel.

Anabel.al kontaktoi me Luanën në lidhje me çfarë po përflitet, por nuk kemi marrë një përgjigje.