Drejtori i OBSH për rajonin e Europës, Hans Kluge, paralajmëroi se pandemia e Covid-19 nuk do të përfundojë derisa të paktën 70% e njerëzve të vaksinohen dhe kritikoi shpërndarjen e vaksinave në rajon duke e konsideruar “shumë të ngadaltë”.
"Mos mendoni se pandemia e Covid-19 ka përfunduar," tha Kluge në një intervistë për Agence France-Presse (AFP) dhe shtoi se normat e vaksinimit duheshin rritur. "Pandemia do të mbarojë pasi të kemi arritur 70% mbulim minimal në vaksinimin," tha ai.
Në 53 vendet dhe territoret që përbëjnë rajonin europian të OBSH-së - përfshirë disa rajone në Azinë Qendrore – 26% e popullsisë ka marrë dozën e parë të një vaksine për Covid. Në Bashkimin Europian, 36.6% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë dhe 16.9% janë vaksinuar plotësisht, sipas një numërimi nga AFP.
Kluge tha se një nga shqetësimet e tij kryesore ishte rritja e transmetimit së varianteve të reja.
"Ne e dimë për shembull se B.1617 (varianti indian) është më i transmetueshëm se B.117 (variant britanik), i cili tashmë ishte më i transmetueshëm se lloji i mëparshëm.”
Ai nënvizoi gjithashtu se shpejtësia është "thelbësore" gjatë pandemisë.
"Miku ynë më i mirë është shpejtësia, koha po punon kundër nesh dhe zhvillimi i vaksinimit vazhdon ende shumë ngadalë. Nuk është e pranueshme që disa vende të fillojnë të vaksinojnë pjesën më të re, të shëndetshme të popullsisë, ndërsa vendet e tjera në rajonin tonë ende nuk mbulojnë të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit më të prekshëm.”
- Mbajtja e maskave, organizimi i dasmave dhe masat e reja: Si duhet të veprojmë
- Covid-19: Kur e arrin Tirana imunizimin e tufës? Shumë më shpejt se ç'mendoni!
- Qentë mund ta zbulojnë më mirë Covidin te njerëzit sesa disa teste, zbulon studimi
- Covid ende një kërcënim për Europën - udhëtimet duhet të shmangen, thotë OBSH
- Këto shtete u votuan si më të mirat për emigrantët në vitin 2021