Teksa më shumë njerëz vaksinohen dhe masat anti-Covid lehtësohen, të tilla si mosmbajtja e maskës në mjedise të jashtme, duket se janë rritur shitjet e buzëkuqëve.
Nëse më parë vajzat dhe gratë nuk shqetësoheshin për të lyer buzët (pasi maska e vështirësonte) tani po ndodh e kundërta. Në rrjetin e hipermarketeve Walmart, buzëkuqi është produkti më i shitur në segmentin e kozmetikës, referuar një komunikimi të Walmart për CNN Business.
Ngjyrat më të shitura janë:
- Portokalli
- Rozë
- Rozë e fortë (magenta)
- Lejla