Trendet e viteve '90 kishin unaza minimaliste. Gurë të mëdhenj pa shumë zbukurime anash, bizhuteri të pastra në dizajn dhe me shumë shkëlqim! Njihuni me 5 trendet kryesore, që janë rikthyer edhe këtë vit. Nëse ju pëlqejnë shumë, mund t'i mbani dhe pa u fejuar - thjesht ndërroni gishtin ku do e vendosni. Të gjithave iu duket mirë pak shkëlqim në duar!
1. Gurët rozë
Ky lloj guri duket magjik në diell teksa nuancat lëvizin. Në fakt, duket magjikë kurdo! Ben Affleck di të zgjedhë:
2. Diamant me prerje "Marquise"
Victoria Beckham është një nga të para që solli trendin e një guri të gdhendur në mënyrë unike. Minimalist, por mjaftueshëm i veçantë për të rënë në sy kudo!
3. Një gur tek i madh, por jo vetëm
Një unazë me hark të hollë dhe një gur të madh. Qëndron tërë finesë në gisht dhe nëse doni, mund t'i shtoni një tjetër unazë, siç ka bërë Hailey:
4. Theksi te guri
Për nuset minimaliste që duan pak shkëlqim, por pa e tepruar, unaza drejtkëndësh duket zgjidhja perfekte. Mund t'i shtoni gurë të vegjël në anë ose ta lini të shndërrijë i vetëm. Kjo është dhe zgjedhja e Amal Clooney-t.
5. "Metalet e bardha"
Jennifer Aniston e bëri edhe më trend unaznë "metal i bardhë" pas fejesës së saj me Justin Theroux. Tingëllon si diçka jo shumë e shtrenjtë, por shiheni vetë si duket në dorë:
Burimi: Bustle