Lëkura

5 gjërat që bën Julianne Moore që duket si 30 në të 60-at

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2021

5 gjërat që bën Julianne Moore që duket si 30 në

E besoni që Julianne Moore është 60 vjeç? As ne. Përpos gjeneve të mira, ja si kujdeset aktorja për lëkurën.

1. Vendos SPF çdo ditë

Ashtu si kushdo që e di mirë se çfarë efekti kanë rrezet e diellit te lëkura, Julianne është e përkushtuar ndaj kremit me faktorë mbrojtës ndaj diellit. Ajo zgjedh kremra të llojit drugstore dhe nuk del kurrë nga shtëpia pa SPF. Madje, refuzon të ulet jashtë nëpër restorante, gjithmonë brenda! Sa herë ka mundësi, ecën në hije.

2. Nuk ka sushi ose ushqime me shumë natrium para eventeve të mëdha

Njihet si “fytyra sushi” (fryrje në fytyrë) dhe dermatologët u referohen ushqimeve me natrium të lartë, të cilat mund të shkaktojnë një fryrje të lehtë.

5 gjërat që bën Julianne Moore që duket si 30 në

3.  Nuk e harron kurrë rutinën e mbrëmjes

“E di që është e bezdisshme, por e laj gjithmonë fytyrën në darkë. Vendos krem për sytë, hidratues dhe fle,” ka thënë ajo për The Cut. Julianne bashkon vajra dhe kremra për një hidratim më të lartë.

4. Përdor vetëm çfarë i përshtaten lëkurës së saj

Rregulli i artë i kujdesit të lëkurës: Përdor çfarë të përshtatet. Acidet alpha hidroxy funksionojnë shumë mirë për lëkurën e saj – por qëndron larg retinoideve. “Janë shumë të fuqishëm për lëkurën time,” është shprehur për New Beauty.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by joannavargasnyc (@joannavargasnyc)

5. Bën trajtime

Aktorja preferon që të bëjë trajtime që i bëjnë mirë fizikisht dhe mendërisht dhe nuk janë invazive.

Burimet: RedBook, The Cut, Women’s Health