Shendet i Pergjithshem

‘Buf nate’ apo ‘zog mëngjesi’? Cilët kanë më pak gjasa për depresion, sipas një studimi

Shkruar nga Anabel

9 Qershor 2021

‘Buf nate’ apo ‘zog mëngjesi’? Cilët kanë

A zgjoheni nga shtrati në mëngjes pa ndonjë stërmundim të madh, apo e shtyni alarmin deri në sekondën e fundit të mundshme? Si lidhet stili i jetesës me gjasat për depresion?

Sipas një studimi të botuar në Molecular Psychiatry, të qenit një “buf nate” – njerëz që performojnë më mirë pasdite dhe në mbrëmje dhe flenë vonë – mund të ndikojë te shëndeti mendor.

Studimi përdori të dhënat e gjumit të mbledhura nga monitorët e aktivitetit të vendosur në duart e më shumë se 85,000 pjesëmarrësve të Studimit Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, i cili grumbullon informacione të thelluara gjenetike dhe shëndetësore për më shumë se gjysmë milioni britanikë.

Studiuesit krahasuan informacionin e gjumit me vetë-raportimet e gjendjes shpirtërore dhe zbuluan se njerëzit me një cikël të gabuar të gjumit kanë më shumë gjasa të raportojnë depresion, ankth dhe të kenë më pak ndjenja të mirëqenies.

"Problemet shëndetësore që lidhen me të qenit një buf nate ka të ngjarë të jenë rezultat i të qenit një buf nate që jeton në botën e një personi mëngjesi, gjë që çon në çrregullim të ritmeve të trupit", tha (via CNN) specialistja e gjumit Kristen Knutson, një profesoreshë e asociuar e neurologjisë.

Të sfidosh orën tonë të brendshme të trupit duket të jetë shumë e lidhur me nivelet e depresionit.

"Nëse jeni person mëngjesi, atëherë ka më pak të ngjarë të keni depresion dhe ka më shumë të ngjarë të raportoni një mirëqenie më të lartë,” tha Dr. Jessica Tyrrell, një lektore e vjerë në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Exeter në Mbretërinë e Bashkuar.

Arsye të tjera të mundshme përfshijnë më shumë ekspozim ndaj rrezeve të diellit për ata që ngrihen herët. Në të vërtetë, terapia e dritës është një trajtim për disa forma të depresionit.

Studime të mëparshme kanë theksuar se nëse jeni buf nate dhe jo zog mëngjesi është e përcaktuar në ADN-në tuaj, por mund ta ndryshoni.