Celebrity

Përpjekjet e Khloe Kardashian për të bërë si ambientaliste dështuan dhe njerëzit s'u kursyen!

Shkruar nga Anabel

9 Qershor 2021

Përpjekjet e Khloe Kardashian për të bërë si

Lajmet nga familja Kardashian nuk kanë munguar aspak kohët e fundit, duke filluar nga divorci i Kim deri tek lidhja e Kourtney-t me Travis Barker. Sidoqoftë, lajmi i sotëm është për Khloe-n. Në një postim në story-t e Instagram ajo thotë se "ka diçka që e irriton". Mund ta merrni me mend se çfarë? Ndoshta akuzat për photoshop? Një foto me bikini? Fakti që ka gjatësi të ndryshme në foto të ndryshme? Jo, asnjë nga këto. Khloe u irritua nga një shishe plastike uji.

Pasi ndau entuziasmin për faktin se gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin shishen e saj të preferuar të ri-përdorshme, Kardashian vazhdoi të flasë për faktin se sa e shqetësuar është që njerëzit përdorin shishe uji plastike.

"Shoh njerëz që marrin ujë nga shishe të mëdha plastike dhe i vendosin në një shishe tjetër miqësore ndaj mjedisit. Kjo e mposht disi qëllimin, sepse ato shishe uji do të shkojnë diku dhe potencialisht mund të shkaktojnë ndotje. Ne jemi duke u përpjekur ta kufizojmë përdorimin e plastikës!"

Deri këtu, Khloe ka të drejtë. Sidoqoftë, përdoruesit e rrjeteve socialë u treguan të shpejtë dhe theksuan se sa "hipokrizi" është i gjithë postimi i saj. Njerëzit na rikujtuan duke shpërndarë përsëri fotot e festës së ditëlindjes së fundit që Kardashian organizoi për vajzën e saj True, e cila përmbante qindra tullumbace për 3-vjeçaren. Tullumbacet, siç dihet gjerësisht, nuk janë dhe aq miqësore ndaj mjedisit, ato mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në jetën detare dhe duan 6 muaj deri në 4 vite për "t'u prishur". 

Ndër të tjera, kishte edhe kritika për fiksimin e Khloe-s me lulet natyrale dhe ndikimin negativ që lulet e prera kanë në mjedisin në tërësi. Ata që u futën edhe më thellë në "investigime", gjetën edhe fotografi nga frigoriferi i Kardashian, ku duken shumë produkte të mbështjella në plastikë. 

Postimet e saj në Instagram përfundojnë me "thjesht po përpiqem të ndihmoj me gjërat e vogla që di për mjedisin". 

Pas shumë reagimeve nga njerëzit, Khloe u përgjigj ditën tjetër:

"Unë jam vazhdmisht duke mësuar dhe duke u përpjekur të jem më e mirë me mjedisin, për hir të vajzës sime", duke shtuar se "nuk po përpiqej të tallte zgjedhjet e askujt" dhe se thjesht "po kërkon të përfshijë praktika më të qëndrueshme në jetën e saj". 

Burimi: The Cut