Pas 15 vjetësh, "Keeping Up With the Kardashians" i erdhi fundi dhe ndjekësit e KUWTK po mësojnë disa detaje – si cila nga motrat e famshme nuk preferonte të filmohej.
Përpara finales së serialit, producentja Farnaz Farjam zbuloi se cila preferonte të ishte në qendër të vëmendjes dhe cila jo. Për çudinë e askujt, Farjam tha për Hayu.com se Kim Kardashian e donte kohën e saj para kamerave.
“Unë do të thoja që Kylie Jenner pëlqen të filmohet më pak, por ajo në fakt është më e pranishme në sezonin e fundit – ndoshta sepse ishte sezoni i 20-të dhe po mbaronte.”
“Nëse mendoni për udhëtimet e fundit familjare që kemi bërë, Kylie mungonte – por ajo erdhi për këtë sezon dhe ishte padyshim e pranishme,” shtoi producentja.
Sipas IMDb, Khloé Kardashian shfaqet në 238 episode, duke mundur Kim, e cila shfaqet në 237 episode. Nga pesë motrat dhe mamaja Kris Jenner, Kylie vjen e fundit, duke u shfaqur në vetëm 196 episode. Renditja:
Khloe Kardashian – 238 episode
Kim Kardashian – 237 episode
Kourtney Kardashian – 236 episode
Kris Jenner – 235 episode
Kendall Jenner – 217 episode
Kylie Jenner – 196 episode
Kourtney gjithashtu u largua nga shfaqja. Në vitin 2019, ajo njoftoi se dëshironte të bënte një hap prapa nga "KUWTK" për t'u përqëndruar në rritjen e tre fëmijëve.
- Kanye dhe Irina janë zyrtarisht në një romancë: Ç'mendon Kim për të dashurën e re?
- Përpjekjet e Khloe Kardashian për të bërë si ambientaliste dështuan dhe njerëzit s'u kursyen!
- Kim flet pa doreza për ndarjen nga Kanye: 'Eshtë martesa ime e 3-të, ndihem një dështim!'
- Deklarata e dashurisë së Kim për Kanye-n po i bën njerëzit lëmsh!
- Më në fund, Khloe i sqaron njerëzve dilemën e madhe: Pse i ndryshon gjatësia nëpër foto
- Një marrëdhënie e hapur? Kylie Jenner flet për lidhjen me Travis Scott