
“Disa njerëz thonë se Amsterdami është qyteti i mëkatit, por në të vërtetë është qyteti i lirisë. Dhe në liri, shumë njerëz bëjnë mëkate.” – John Green.
Autoritetet lokale në Amsterdam nuk do të lejojnë më “turmat masive të njerëzve”, të përhapura në qytet para pandemisë, duke paralajmëruar vizitorët që kanë ndërmend “të pinë, të sillen keq apo të vishen si penis” që të shkojnë diku tjetër.
"Vizitorët që respektojnë Amsterdamin dhe njerëzit e Amsterdamit kanë qenë gjithmonë të mirëpritur," tha (via Guardian) bashkia e qytetit. “Vizitorët që i trajtojnë banorët dhe trashëgiminë tonë me mosrespekt nuk janë të mirëpritur. Mesazhi për ta është: Mos ejani në Amsterdam.”
Ndalimet e përkohshme për alkoolin dhe sistemet e zërit mund dhe do të vendosen në vendet ku ka shumë njerëz. Kryebashkiakja e qytetit, Femke Halsema, tha për gazetën Het Parool se Amsterdami nuk mund të refuzonte njerëzit, por po përpiqej të inkurajonte më shumë turizëm kulturor dhe të ulte nivelet e shqetësimit.
Agjencia e promovimit të qytetit, amsterdam&partners, po fillon një fushatë me postera dhe informacione në internet për të rritur ndërgjegjësimin për "sjelljen e dëshiruar". Qyteti "nuk dëshiron shqetësim nga sjellje të këqija- si zhurma, urinimi në publik, dehja në rrugë,” tha një zëdhënës për Dutchnews. "Pra, ne po fillojmë një fushatë aktivizimi që synon llojin e sjelljes që duam."
Vitin e kaluar, bashkia zbuloi planin e ardhshëm për të ndaluar jorezidentët në 166 kafenetë që shesin kanabis, pas një hulumtimi që tregoi se 58% e turistëve të huaj e vizitojnë Amsterdamin kryesisht për të konsumuar kanabis.

Ajo ka paraqitur gjithashtu propozime për të ndërtuar një "qendër erotike" pesë-katëshe jashtë qytetit me dy bare, 100 dhoma të vogla dhe një vend "argëtimi erotik" si pjesë e një plani për të mbyllur shumë nga dritaret e punonjëseve të seksit në Red Light.
Rob Hofland, një këshilltar i partisë D66, tha për DutchNews se ishte "vetëm çështje kohe" para se turistët të rriteshin: "Nëse keni ndërmend të shihni qytetin më të bukur në botë, ejani në Amsterdam. Nëse qëllimi juaj është të pini alkool dhe të silleni keq, të veshur si penis, shikoni diku tjetër!"