Kanye West, pavarësisht dashurisë që Kim vazhdon t'i japë edhe publikisht, po përpiqet të shkëputet komplet nga ish-gruaja. Detaji i radhës? Reperi ka hequr nga Tëitter-i Kim-in dhe gjithë familjen Kardashian-Jenner dhe siç mund ta merrni me mend, kjo që ka ndodhur s'është diçka e vogël në botën e 2021-it.
Tani që janë të divorcuar ndoshta Kanye nuk do të shohë postimet e Kim-it apo selfie-it e ish-kunatave, por gjithsesi gjërat dukeshin ndryshe. Vetëm pak ditë më parëm, për ditëlindjen e West, përmes një postimi Kim i tha se "do ta dojë përgjithmonë", po gjërat mund të kenë ndryshuar.
Kanye e kaloi ditëlindjen krah Irina Shayk dhe nga fotot e shkrepura të paparacëve dukeshin zyrtarisht çift në fillim të romancës. Në lidhje me flirtin e ri, Kim duket e pashqetësuar, por urojmë që gjesti i fundit të mos i përkeqësoj gjërat.
- Në episodin final të KUWTK, Kim shpjegon arsyen e divorcit: ‘Jam lodhur nga kjo’
- Producentja e ‘KUWTK’ zbulon cila nga motrat e famshme nuk pëlqente të filmohej
- Deklarata e dashurisë së Kim për Kanye-n po i bën njerëzit lëmsh!
- Kim flet pa doreza për ndarjen nga Kanye: 'Eshtë martesa ime e 3-të, ndihem një dështim!'
- Kim u përgjigjet zërave që thonë se ka pasur një marrëdhënie me të dashurin e Kourtney-t
- Thuhet se Kanye West është në një lidhje me Irina Shayk: Detajet e vogla që e bashkojnë dyshen!
Burimi: Cosmopolitan