Deri tani, dihet se zonja e parë, Jill Biden, është një adhuruese e zgjedhjeve domethënëse kur bëhet fjalë për veshjet. Më 10 qershor, gjatë një takimi me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe gruan e tij, Carrie Johnson, Biden veshi një xhaketë me mbishkrimin "Love", në anën e pasme. Xhaketa, të cilën ajo e kombinoi me një fustan me pika, po u kujton njerëzve veshjen më famëkeqe të ish-zonjës së parë, Melania Trump.
Në qershor të 2018-ës, Trump veshi një xhaketë që shkruante: "I really don't care, do you? (Mua as nuk më bëhet fare vonë, po ty?) - Për ta bërë situatën të duket edhe më keq, Melania e përdori këtë veshje në një udhëtim të papritur në Teksas, gjatë një vizite në objektet që po strehonin fëmijë emigrantë të ndaluar.
Tani, njerëzit mendojnë se xhaketa "Love" (Dashuri) e Jil Biden është një lloj kundër-përgjigjeje për këtë. Edhe nëse nuk është, të gjithë po bëjnë krahasimet!
Nje reporter i Shtëpisë së Bardhë tha për Bloomberg se çfarë simbolizonte xhaketa:
"Unë mendoj se ne po sjellim dashuri për Amerikën dhe nga Amerika. Mendoj se kjo është një konference globale dhe po përpiqemi të sjellim unitetin në gjithë botën. Mesazhi i Jill ishte i zhurmshëm dhe i qartë."
Burimi: Pop Sugar