Celebrity

Nuk e dimë ç'po ndodh, por Alex Rodriguez rikthehet në krahët e ish-gruas!

Shkruar nga Anabel

14 Qershor 2021

Nuk e dimë ç'po ndodh, por Alex Rodriguez rikthehet në

Alex Rodriguez hoqi dorë nga shpresat për të rikthyer Jennifer-in dhe gjejeni pak hapin e radhës?! Rikthehet tek ish-gruaja! Nuk e dimë ende nëse rikthimi është romantik, por si për fillim Alex dhe ish-bashkëshortja janë ushtruar bashkë gjatë ditës së shtunë dhe si, nuk ngurron ta postojë në Instagram.

"Cynthia është mama klas për vajzat tona!" - shkruan ai në fotot ku shfaqet më i qeshur se kurrë krah ish-gruas. 

Nuk e dimë ç'po ndodh, por Alex Rodriguez rikthehet në

Ish-çifti u martuan në 2002-in dhe janë prindër të dy vajzave adoleshente, Natasha dhe Ella. Cynthia u divorcua nga Alex në 2008-ën dhe pak vite më vonë, Alex ishte shumë gati për t'u martuar me Lopez, por gjërat ndryshuan dhe ndarja e papritur, ndodhi! 

Tani, Jenn është duke shijuar dashurinë e re për të dashurin e vjetër, Ben Affleck, e ndërsa Alex? Si fillim, ushtrohet me ish-gruan, më tej s'e dimë çdo të ndodhë.

Burimi: Cosmopolitan