Mendja

Pse duhet t'i besoni çokollatave, sidomos gjatë sezonit të provimeve

Shkruar nga Anabel

14 Qershor 2021

Pse duhet t'i besoni çokollatave, sidomos gjatë sezonit të

Një super lajm për maturantët/studentët që janë fansa të çokollatave! Ngrënia e tyre ka ndikim pozitiv në performancën konjitive sipas studimeve të kryera. Performanca konjitive lidhet me konceptet, njohjen e modeleve, gjuhën, vëmendjen, aksionin, zgjidhjen e problemeve dhe imazheve mendore.

Nivelet e larta të flavanoleve (një lloj antioksidanti i cili ka shumë ndikim në shëndetin e njeriut) gjenden në çokollatë, por më pak në ato me qumësht dhe në çokollatat e bardha. Ajo gjendet gjithashtu në çaj, verën e kuqe dhe disa fruta si mollët dhe rrushi. Flovanolet e kakaos, një nëngrup i flovanoleve që gjendet në çokollatë janë të lidhura drejtpërdrejt me funksionet njohëse.

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre u mbështetën edhe në kërkimet e fundit të cilat tregojnë se “konsumimi i rregullt i flovanoleve mund të kenë një rol mbrojtës edhe ndaj rënies së funksioneve konjitive për shkak të moshës". Konsumimi i çokollatës është i lidhur dukshëm edhe me performancën në memorien vizuale-hapësinore dhe organizimin, me memorien në punë, me skanimin që truri u bënë gjërave dhe ndjekjen e tyre në vazhdimësi dhe me arsyetimin abstrakt. Kjo do të thotë se ajo mund t'ju ndihmojë në performancën tuaj në shkollë, sidomos gjatë provimeve. Kështu që e dini cili është veprimi i radhës!

Burimi: Independent