Celebrity

Fotot e fundit të Bennifer janë për këdo që s’beson në ribashkimin e tyre

Shkruar nga Anabel

14 Qershor 2021

Fotot e fundit të Bennifer janë për këdo që

Foto në makinë. Po edhe? Kjo s’do të thotë që janë në një romancë! Foto duke darkuar bashkë. Edhe? Çfarë vërteton kjo?! Foto në shtëpinë e Jennifer. Eha, thjesht kanë biseduar. Nëse keni qenë në grupin që nuk e beson romancën e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, atëherë është koha t’ju përditësojme me të rejat e fundit. Nëse po prisnit një puthje për ta besuar, ja tek e keni!

Ben dhe J.Lo u shfaqën në Malibu, Kaliforni në një darkë romantike. Duken sikur kanë sy vetëm për njëri-tjetrin.

Fotot e fundit të Bennifer janë për këdo që

Në një moment, se ç’pëshpërisin.

Fotot e fundit të Bennifer janë për këdo që

Ja dhe puthja.

Fotot e fundit të Bennifer janë për këdo që

Fotot e fundit të Bennifer janë për këdo që

Në videon e siguruar nga Page Six, fëmijët e J.Lo, binjakët Emme dhe Max, janë gjithashtu të pranishëm në darkë.

Javën e kaluar, një burim tha për People se nëna e Jennifer Lopez, Guadalupe Rodriguez, është "emocionuar" për romancën e rindezur.