Ata që janë vërtet fansa të Britney Spears e dinë se këngëtarja është e apasionuar pas tatuazheve. Kujtojmë këtu disa prej tyre.
Sidoqoftë, Britney paska dhe një tatuazh të ri, me shumë kuptim për gjithë historinë e saj. Kësaj radhe nuk janë zare, zana apo lule - por një mesazh shumë më domethënës.
"E keni parë tatuazin në pjesën e pasme të qafës sime? Është në gjuhën hebre, është shkruar mbrapsht: Mem Hey Shin - Nënkupton 'shërim'."
Vieë this post on Instagram
Ky është tatuazhi i preferuar i këngëtares, ndoshta sepse tregon për kalimin nga një fazë e errët e jetës së saj.
"Tatuazhi im i preferuar, por për ironi ju nuk e shihni kurrë."
Burimi: Glamour