Në një video të publikuar, Anonymous e ka quajtur Elon Musk "asgjë më shumë se sa një tip tjetër narcist dhe i pasur që do vëmendje", duke e fajësuar për dëmtimin e jetës së investitorëve në monedhat elektronike (kripto-monedhat).
Anonymous deklaroi se Musk, në fillim gëzoi privilegje dhe fitoi reputacion të mirë me temat për makina elektrike dhe eksplorimin e hapësirës, por tani "njerëzit kanë filluar ta shohin për atë që është në të vërtetë".
Shumë prej postimeve në Twitter të Musk kanë patur ndikim në vlerat e monedhave dixhitale. Në 5 qershor, ai bëri një postim të çcuditshëm në lidhje me Bitcoin, duke bërë që vlera e tij të ulej ndjeshëm, sipas raporteve të New York Post. Bazuar te kjo influencë, grupi "Anonymous" tha se Elon po bën shaka me jetesën e njerëzve.
"Duke lexuar komentet në postimet tuaja në Twitter, duket se lojërat që keni luajtur me tregjet e kripto-s kanë shkatërruar jetë."
Anonymous gjithashtu se "ai po tallet me zemërimin dhe humbjet e njerëzve me meme-t që poston". Grupi e ka kërcënuar Musk dhe i ka thënë "të presë për ta".
Burimi: Unilad