KORONAVIRUS

Ndryshime në një prej masave anti-Covid!

Shkruar nga Anabel

15 Qershor 2021

Ndryshime në një prej masave anti-Covid!

Në faqen e saj zyrtare, ministria e Shëndetësisë njoftoi për ndryshimin e radhës në masat e marra anti-Covid. Duke filluar nga dita e sotme (15-qershor) në ambientet e jashtme do të lejohen grumbullime deri në 50 persona. 

Deri më sot, numri i personave që mund të grumbulloheshin ishin deri në 10.

“Plani i lehtësimit të masave anti COVID qershor 2021. Nga sot grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona."- shkruhet në njoftim.

Kjo masë, është vendosur nga Komiteti i Ekspertëve nisur nga trendet në rënie të rasteve pozitive. Deri më tani orari kufizues në fuqi është 23:00- 06:00. Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 8 raste të reja dhe një humje jete, ndërsa Vlora është qarku i parë që del nga harta e infektimeve.

Ndryshime në një prej masave anti-Covid!