Pasi gjërat mes Kanye West dhe Irina Shayk u bënë publike, fillimisht nga DeuxMoi, duket se dyshja po e çon lidhjen në një fazë tjetër.
Burime për US Weekly tregojnë se dyshja ata janë në fazën e "muajit të mjaltit" në dashurinë e tyre. Jo se u martuan, përkundrazi, lidhja ende nuk është serioze, sipas burimeve, por është thjesht në fazën ku ata nuk rrinë dot larg njëri-tjetrit.
Ditë më parë, US Weekly, tregoi edhe se si e shohin lidhjen dy ish-partnerët respektivë të Kanye-s dhe Irina-s. Mesa duket, të dy e mbështesin romancën e re.
"Bradley dhe Irina nuk janë vetëm të mirë si bashkëpunëtorë apo prindër. Ata janë miq të mirë dhe ndajnë edhe gjërat personale me njëri-tjetrin."
Edhe Kim duket po aq e lumtur për ish-bashkëshortin. Një burim thotë:
"Kim nuk shqetësohet aspak sepse ajo e pa sesa e matur është treguar Irina edhe në lidhje me ndarjen nga Bradley."
Kanye bëri publike këtë vit, ndarjen nga Kim Kardashian, ndërsa Irina u nda në qershor të 2019-ës nga ish-partneri, Bradley Cooper.


Burimi: Glamour