Ka njerëz të cilët nuk duan ta lënë duhanin dhe të tjerë që nuk munden. Pikërisht për këto kategori,
është e nevojshme të ketë alternativa pa tym të nikotinës.Forumi Global për Nikotinën po mbahet këto ditë në Liverpul dhe ka sjellë të dhëna mbresëlënëse sa i takon duhanpirjes. Ekspertë të reduktimit të dëmit të duhanit po diskutojnë për rëndësinë që kanë në lënien e cigares alternativat pa tym, të cilat për shumë njerëz kanë shënuar në lënien përfundimtare të duhanit, dhe një cilësi më të mirë jete duke zëvendësuar përfundimisht cigaret tradicionale.
Suedia, vendi me nivelin më të ulët në botë të kancerit të mushkërive, është njëherësh një prej shteteve ku më shumë parapëlqehet duhani pa tym. E megjithatë, në Suedi janë grate ato të cilat konsumojnë deri në 20% më tepër cigare tradicionale se burrat. “E vetmja gjë që burrat suedezë mund t’u mësojnë grave suedeze, është përdorimi i produkteve pa tym”, -bëri shaka kimisti Miroslav Dworniczak, “Sepse burrat përdorin më shumë snus.”
Snusi është një lloj duhani me përtypje që përdoret tradicionalisht në Suedi. Është një ndër përpjekiet e para të njerëzimit për duhan pa tym, që në kohët kur shkenca ende nuk e kishte vërtetuar sa i dëmshëm është tymi. Tymi i cigares, i cili çlirohet me djegien, përmban rreth 7 mijë substanca, nga të cilat rreth 100 janë të dëmshme. Prandaj, shkenca ka gjetur mënyra për të shmangur tymin, duke krijuar produktet me ngrohje. Në shekullin e 21-të, kur ne presim që teknologjia dhe shkenca të kenë avancuar aq shumë sa për të lënë pas cigaren në harresë si një ves i vjetër, realiteti mbetet se jo të gjithëve në botë u ofrohen mundësi të njëjta për të lënë cigaren.
“Metodat për kontrollin e duhanit po funksionojnë, por vetëm në shtetet e zhvilluara”, u shpreh CEO i rrjetit ndërkombëtarë të konsumatorëve të nikotinës, Charles Gardner, “Ka disa që ja dalin të lënë duhanin, por përsëri mbeten njerëz që kanë shumë më pak mundësi apo vullnet për ta lënë.” E në fakt, edhe në vendet e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara, të ashtuquajturat kategori të margjinalizuara duket se lihen pas dore kur vjen fjala për reduktimin e dëmit të cigareve.
40% e njerëzve me çrregullime të shëndetit mendor në Shtetet e Bashkuara janë ndezës të rregullt të cigareve. Mes njerëzve të cilët vuajnë nga skizofrenia, 75% janë tymosës. Folësit e Forumit Global të Nikotinës argumentojnë se është koha për gjithëpërfshirje edhe për këto shtresa, jo vetëm për njerëzit e nga situata e tyre sociale.
“Por nuk janë vetëm njerëzit me çrregullime mendore. Ka gjithashtu edhe njerëz me të ardhura të ulëta, të pastrehë, njerëz që janë përdorues të lëndëve narkotike… është gjithashtu edhe një çështje drejtësie shoqërore. Por këta njerëz nuk janë budallenj. Edhe atyre duhet t’u japim informacion përmes të cilit ata të kenë mundësi të bëjnë një zgjedhje. Informacioni nuk duhet t’u drejtohet vetëm burrave të bardhe si puna ime.”, u shpreh Gardner.
Shënim: *Ky artikull përmban vendosje produkti.