Celebrity

Ndërkohë që Kanye shijon 'muajin e mjaltit' me Irina Shayk, Kim sqaron sërish arsyet e ndarjes

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2021

Ndërkohë që Kanye shijon 'muajin e mjaltit' me Irina

Ndërkohë që Kanye është në periudhën e "muajit të mjaltit" me Irina Shayk, Kim Kardashian vazhdon të jetë e hapur rreth arsyeve që çuan dyshen drejt divorcit të famshëm.

Gjatë ribashkimit të "Keeping Up With the Kardashians", Kim dhe detaje të tjera rreth ndarjes, ndonëse fillimisht hezitoi për të folur për të.

"Nuk ishte diçka specifike që ndodhi vetëm nga njëra palë. Ishte një ndryshim i përgjithshëm opinionesh për disa gjëra që na çuan drejt një vendimi të tillë. S'dua që askush të mendojë që nuk dhashë më të mirën time në këtë martesë apo që nuk u përpoqa për vazhdimësinë e saj."

Pavarësisht kësaj, Kim nxiton të thotë se si prindër të 4 fëmijëve, ajo dhe Kanye janë në të njëjtën linjë.

"Kemi një raport bashkëprindërimi të shkëlqyer. Unë e respektoj shumë atë dhe çfarë kemi. Do jem përgjithmonë një nga fanset më të mëdha të Kanye-s. Ai është babai i fëmijëve të mi, është familja ime."

Ndryshe nga Kanye që nuk ka folur kurrë për ndarjen, Kim nuk ndalon së shpjeguari për çfarë ndodhi. Më herët ajo tha publikisht se ndihet "një dështim i vërtetë" për faktin që martesa e saj e tretë nuk funksionoi.

Ndërkohë që Kanye shijon 'muajin e mjaltit' me Irina