Të ushtruarit ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme, rrit përqendrimin dhe energjinë dhe ndihmon në një shëndet më të mirë të zemrës dhe trurit. Megjithatë, shumë gra përballen me disa efekte anësore, si “vagina e ushtrimeve”.
Ky term nuk është një gjendje mjekësore, por përshkruan sikletet vaginale që shkaktohen nga ushtrimet fizike. Vulva dhe zona vaginale prodhon djersë, që mund të shkaktojë shqetësime, veçanërisht nëse vishni veshje të papërshtatshme.
Simptomat mund të jenë të lehta ose të rënda, në varësi të llojit të ushtrimeve, intensitetit të tyre dhe sa shpesh stërviteni. Simptomat mund të përfshijnë:
- kruarje
- skuqje
- acarim
- dhimbje vaginale
- erë e fortë
Shumë gra nuk mendojnë për shëndetin vaginal kur ushtrohen - derisa diçka shkon keq. Ja çfarë mund të bëni për të minimizuar shqetësimet.
1. Pastimi: Nëse e keni të pamundur të bëni dush direkt pas ushtrimeve, të paktën ndërroni të brendshmet dhe vishni rroba të tjera.
2. Vishni rroba të duhura për stërvitje: Vishni të brendshme pambuku dhe zgjidhni rroba më të lirshme që largojnë lagështinë.
3. Qëndroni të hidratuar para, gjatë dhe pas palestrës.
4. Përdorni produkte të higjienës intime.
Pak kruajtje ose acarim vaginal pas ushtrimeve të fuqishme nuk janë fort shqetësues. Nëse simptomat vazhdojnë, mos prisni që të zhduken vetë. Mund të keni infeksion.
Burimet: Healthline, Women’s Health