Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë në Minneapolis që vrau George Floyd, u dënua me 22 vjet e gjashtë muaj për vrasje të shkallës së dytë, duke mbyllur një kapitull të një çështjeje që u vendos në vëmendjen globale.
45-vjeçari u paraqit në gjykatë të premten, dy muaj pasi juria e shpalli fajtor për tre akuza në lidhje me vdekjen e Floyd.
Dënimi ka një rritje prej 10 vjetësh nga udhëzimet e rekomanduara të dënimit për vrasjen e shkallës së dytë. Prokurorët argumentuan Chauvin duhet të përballet me një dënim më të ashpër për shkak të një numri faktorësh rëndues.
Avokati i njohur në SHBA për të drejtat civile, Benjamin Crump, i cili përfaqëson familjen Floyd dhe viktima të tjera të dhunës policore, e përshkruan dënimin si një "dënim historik [që] sjell familjen Floyd dhe kombin një hap më afër shërimit.”
Sipas ligjit të "sjelljes së mirë" në Minnesota, Chauvin mund të vuajë vetëm dy të tretat e dënimit në burg, ndërsa pjesën tjetër në lirim me kusht.
"Megjithëse shumë shkurt, unë dua t'u shpreh ngushëllimet e mia familjes Floyd, do të ketë disa informacione të tjera në të ardhmen që do të ishin me interes dhe shpresoj se disa gjëra do t'u jepnin një qetësi shpirtërore", tha ish-oficeri.
Vdekja e George Floyd, më 25 maj 2020, ndezi protestat e drejtësisë në lidhje me racizmin në SHBA dhe në botë.
Burimet: Guardian, Euronews