Nuk ka asnjë sekret të jashtëzakonshëm. Eshtë thjesht mënyra sesi ne i trajtojmë gjërat e zakonshme të çdo dite.
1. Punoni fort
Të paktën 3 orë gjatë ditës punoni pa u shpërqëndruar asnjë çast. Harrojini rrjetet sociale, telefonat, email-et. Qëndroni të fokusuar dhe hiqni dorë nga çdo gjë që mund t'ju shpërqëndrojë, pasi ky është çelësi i vetëm për të arritur aty ku doni.
2. Zgjohuni dhe bini për të fjetur në të njëjtën orë çdo ditë.
Kështu, niveli i energjisë suaj do të rritet do të ndërtosh disiplinën tek vetja.
3. Kënaqësitë shtyji për më vonë
Shumë festa, shumë TV, video lojëra, ushqime të pashëndetshme, etj, mund të shkatërrojnë motivimin tuaj për të bërë gjëra me vlerë. Puno fort tani dhe sakfrifiko disa gjëra, për të përmbushur objektivat afatgjata dhe për të bërë më vonë jetën që ëndërron.
4. Minimalisht puno 3 herë në javë me trupin dhe trurin tënd
Duke u ushtruar rregullisht ju bëheni më të disiplinuar, më të zhdërvjellët dhe më energjikë. Çelësi është qëndrueshmëria.
5. Si bën diçka është mënyra sesi ti bën gjithçka!
Nëse nuk jep 100% tënd kur ushtrohesh fizikisht, nuk do ta japësh as tek biznesi yt. Trajtoje çdo gjë me seriozitet dhe jep më të mirën. Do ta shohësh sesi jeta do të ndryshojë.
6. Praktiko mirënjohjen
Ji falenderues çdo ditë. Ec duke qenë mirënjohës për çdo mundësi që të është dhënë deri më tani.
Burimi: Entrepreneur Facts