Jamie Lynn Spears thotë se është krenare për motrën e saj të madhe, Britney Spears, për fjalimin në një seancë javën e kaluar, në të cilën këngëtarja bëri thirrje për t'i dhënë fund kujdestarisë së saj abuzive të urdhëruar nga gjykata.
"Tani që ajo ka folur qartë dhe ka thënë ato që duhej të thoshte, ndjej se dhe unë mund të ndjek shembullin e saj dhe të them ato që kam nevojë", tha ylli i "Zooey 101" në Instagram Stories.
Britney Spears tha në seancën dëgjimore javën e kaluar se ajo ndihej e detyruar të performonte, të merrte ilaçe dhe të ndiqte terapi kundër vullnetit të saj që prej kujdestarisë që nisi në vitin 2008. Në videon e shpërndarë, Jamie Lynn Spears tha se ajo kishte folur më parë me motrën në lidhje me punësimin e një avokati të ri.
"Jam shumë krenare që ajo më në fund po përdor zërin e saj. Jam shumë e lumtur që po kërkon një avokat të ri, ashtu siç i kam thënë të bënte vite më parë. Oh, jo në një platformë publike, po thjesht në biseda mes motrash...Nëse përfundon kujdestarinë apo do të shkojë në Mars, ose çfarëdo gjëje tjetër, unë e mbështes 100% nëse kjo e bën të lumtur sepse e dua motrën time. Gjithmonë do jetë kështu!"
Spears mbrojti vendimin e saj për të mos adresuar publikisht kujdestarinë e motrës së saj në të kaluarën.
"Ndoshta nuk e mbështesja dot në mënyrën se si donte publiku - me një hashtag #FreeBritney - por mund t'ju siguroj se e mbështes motrën time me shumë më shumë se një hashtag dhe do ta mbështes gjithmonë. Le të vazhdojmë të lutemi. Kjo është e gjitha", përfundoi Jamie Lynn.
- 8 postime të kaluara të Britney Spears që fansat i deshifruan si ‘thirrje për ndihmë’
- Britney flet pas dëshmisë: ‘Më falni që u shtira sikur isha mirë’
- Ish-i dashuri legjendar, Justin Timberlake mbështet publikisht Britney Spears
- Britney thyen për herë të parë heshtjen kundër kujdestarisë 'abuzive': Dua jetën time mbrapsht!
- Zbulohen dokumentet e fshehta: Britney Spears e ka kundërshtuar prej vitesh kujdestarinë e të atit
- Askush nuk e dinte për tatuazhin e vogël të Britney Spears deri tani: Cili është kuptimi pas tij?
Burimi: CNN