Jeshilja është padyshim një nga ngjyrat më të preferuara të sezonit, ndërkohë që bluja nga ana tjetër nuk duket se ka ndonjë kohë të caktuar, është aty përherë. Megjithatë vështirë t’i kemi menduar të kombinuara bashkë. Sa gabim...
...sepse jo vetëm që shkojnë, por duken yll. Rastësisht, këto katër vajza të njohura kanë veshur pothuajse njësoj, përjashtojmë çantat ndryshe dhe sandalet.
E para që publikoi një foto në Instagram është Agnesa Hadërgjonaj në fillim të qershorit.
Pesë ditë pas saj, modelja suedeze Greta Urban postoi një look identik, por duke guxuar me një palë sandale portokalli, që gjithashtu si ato të bardhat e Agnesës përshtaten me kombinimin.
Pas tyre, blogerja Sarah Berisha:
Tri ditë më parë, blogerja Anxhelina Kotorri u shfaq kështu në Instagram. Ajo preferoi sandale në të njëjtën ngjyrë me këmishën dhe çantë me print zebre.
Kombinimi i njëjtë i këmishës me fundin (të dy Zara) është rastësore sepse në po të njëjtin kombinim janë prezantuar edhe nga Zara.
Tani besojmë se e dini që jeshile + blu nuk mund t’i thoni jo. Mjafton të jenë në tonalitete të njëjta.